Olsi Bylyky, aktori i njohur i komedisë u prezantua këtë të diel në “Kënga Magjike”.
Ai erdhi në një bashkëpunim me këngëtarin Lorenc Hasrama në një baladë mjaft të ndjerë dashurie, ku Olsi vjen në rolin e reperit. Subjekti i kësaj kënge është një histori e jetuar nga vetë komediani. Mbetet për t’u parë a do të ketë sukses edhe në këtë fushë ashtu si në aktrim.







