Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga gruaja dhe vajza e tij ishin në Festivalin e Filmit në Kanë, në mbështetje të delegacionit shqiptar nga Kosova, i cili atje u prezantua me dy filma.

Përmes një postimi në Twitter, Kurti tha se përfaqësimi i Kosovës me dy filma në Kanë ishte moment krenarie.

Image

“Shumë mijëra aplikojnë, por vetëm disa pranohen të konkurojnë në festivalin prestigjioz të Filmit në Kanë. Kosova u përfaqësua nga dy filma këtë vit. “Luaneshat” e Luana Bajrami dhe “Displaced” e Samir Karahoda na bëjnë krenar“, ka shkruar ai.

Many thousands apply, but only a few are accepted to compete at the prestigous Cannes Film Festival. Kosova was represented by two films this year. Luàna Bajrami’s “Lionesses” and Samir Karahoda’s “Displaced” make us proud.#Cannes2021 pic.twitter.com/eIBOIaAfSi

— Albin Kurti (@albinkurti) July 18, 2021