Muzikantja luan me violinë derisa kirurgët ia heqin tumorin nga trurin

Një muzikante luajti me violinë ndërsa kirurgët po i operonin trurin e saj për t’i hequr tumorin.

Ngjarja zhvillohej në spitalin e Kolegjit Mbretëror në Londër.

Ekipi mjekësor i kërkoi Dagmar Turnerit, 53 vjeçare, që të luante me instrumentin e saj që të sigurohej se pjesë të trurit që kontrollonin lëvizjet delikate të dorës dhe të koordinimit nuk ishin dëmtuar gjatë operacionit kirurgjik.

Muzikantja Turner ishte diagnostikuar në vitin 2013 me tumor pasi kishte vuajtur nga një krizë gjatë një performance.