Fitorja ndaj Leicesterit
Mustafi lavdëron Ozilin e Aubameyangun
Qendërmbrojtësi shqiptar Shkodran Mustafi ka pasur vetëm fjalë të mira për mesfushorin Mesut Ozil dhe sulmuesin Pierre-Emerick Aubameyang, përcjellin të martën mediumet angleze.
Mustafi ka thënë se Ozil e Aubameyang ishin më të merituarit për fitoren e Arsenalit 3-1 ndaj Leicesterit, të hënën mbrëma.
Në këtë fitore, Ozil shënoi një gol derisa Aubameyang u fut nga banka e rezervistëve për të kontribuar me dy gola tjerë.
“Jam i lumtur për Aubameyangun që shënoi dy gola, pasi çdo lojtar është i rëndësishëm në ekip. Ndërsa, Ozili ka dëshmuar se është një lojtar fantastik, duke krijuar raste dhe shënuar gol”, është shprehur Mustafi.