Bashkim Mustafa

Mustafa: Qeveria po manipulon kur po thotë se kemi rritjen më të madhe në histori të buxhetit

Buxheti i vitit 2024 është diskutuar sonte në emisionin EURO n’7. Dy profesorë universitarë të ekonomisë kanë realizuar një analizë të këtij buxheti eksluzivisht për nevoja të emisionit.

Konstatimet e dala nga kjo analizë nuk japin shumë shpresë se ky realizimi i këtij buxheti do të ndikojë në rritje të konsiderueshme ekonomike e cila asesi nuk do të jetë as përafërsisht e asaj që dekarojnë nga qeveria.

Sipas profesor Bashkim Mustafës, trendi i rritjes së buxhetit nga viti në vit pothuajse ka qenë i njejtë dhe kjo demanton atë që po thotë qeveria se kemi rritjen më të madhe të buxhetit në histori ngase në vitin 2024 do të kemi vetëm 2.32% rritje të buxhetit.

“Përjashtimisht të vitit të pandemisë që kemi pas rritje të buxhetit vetëm 2.09%, çdo vit tjetër që nga viti 2014 e këtij për çdo vit kemi pasur rritje më të madhe të buxhetit krahasim me një vit më herët, pra e demanton në tërësi qeverinë. Përveç kësaj këto shifra tregojnë se rritja e buxhetit në fakt është në rënie dhe kjo si rezulat i mosrealizimit të planifikimeve nga ana e qeverisë”, ka shtuar profesor Mustafa.

Analiza e buxhetit, sipas Mustafës, tregon se komunat prijnë në realizimin e buxhetit e në fakt do të duhej të ishte e kundërta që niveli qëndror të prijë dhe kjo tregon për planifikim të dobët qeveritar ngase nëse buxheti do të orientohej më shumë tek investime kapitale që do të krijonin edhe vende punë rritja nuk do të ishte vetëm 2.38% por do të ishte mbi 7%.

“Këto rritje të planifikuara do të jenë komplet irelevante nëse nuk realizohet në tërësi buxheti, pra në të gjitha projeksionet. Kjo mund të shitet edhe si folklor dhe që plani të bëhet për 5 miliard por ideja është se a po realizohen projkesionet buxhetore, sepse planfikimi me realizim janë krejtsisht situata të ndryshme. Në dy vitet e fundit realizimi i buxhetit për investime kapitale është shumë i vogël dhe për ketë kemi edhe ngecje të rritjes ekonomike”, ka thënë mes tjerash profesor Mustafa.

Profesorët që kanë realizuar analizën e buxhetit kanë thënë se ministri i Hekuran Murati ka mungesë të njohurive bazike në ekonomi, andaj edhe flet për rritje të madhe të buxhetit dhe ekonomisë vendore.