Mustafa: Kosovarët do të paguajnë 42% më shtrenjtë për energjinë elektrike

Anëtari i LDK’së, Besian Mustafa thotë se qytetarët do të paguajnë më shumë 42 për qind më shtrenjtë energjinë elektrike sipas propozimit të ZRRE’së.

Komentet Mustafa i bëri në emisionin Pressing në T7.

“Një veprim i tillë do të kërkonte reagim deshëm apo nuk deshëm. Pavarësisht se si matematikisht e prezanton ose merr ca kosto në këtë anë dhe i vendos në anën tjetër në fund të ditës, si shtet, si Kosovë, si shoqëri, pra këto 2 milionë kosovarë që jetojnë në Kosovë, së bashku edhe me bizneset kosovare do të paguajmë 42 për qind energji me kosto më të lartë sivjet se sa vitin e kaluar”, tha Mustafa.

“Ky 42 për qind vije nga raporti i vetë ZRRE’së’, shtoi ai.

“Është një fjali në këtë raport që thotë se po të ishte rritja lineare, pra nëse zbatohej për të gjithë njësoj do të ishte 42 për qind. Mirëpo propozimi i ZRRE’së i cili mori miratimin e qeverisë së tanishme është që për disa blloqe të jetë 0 për qind, për disa 9 për qind, që i bie te disa shkon 100 për qind dhe e kalon 100 për qind, por në total si shoqëri do të paguajmë 42 për qind më shumë për energjinë gjatë këtij viti”, theksoi Mustafa.