Drejtori i Institutit për Studimin e Kërcënimeve Hibride “Octopus”, Agim Musliu ka thënë se pas sulmit të sotshëm ndaj Policisë së Kosovës është vërtetuar se Serbia po i përdor kishat ortodokse për të kontrabanduar armë.

Musliu me anë të një reagimi në rrjetin social X, ka pyetur se si është e mundur që ky grup terrorist ta përdor manastirin si shtrehë ushtarake.

“Duket se deputetja e Mbretërisë së Bashkuar, Alicia Kearns kishte të drejtë kur paralajmëroi se armët po kontrabandohen nga Serbia në kishat ortodokse në Kosovë”, ka shkruar Musliu.

It seams that 🇬🇧 MP @aliciakearns was right when she warned that weapons are being smuggled from #Serbia to #Orthodox churches in #Kosovo. Todays assault on Kosovo Police is crystal clear. How come that a #terrorist group goes back straight to a #Monastery for a military shelter? pic.twitter.com/tYhPGRcS5W

— Agim Musliu (@agim_musliu) September 24, 2023