Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës për Shqyrtim Propozim-rezolutës për gjendjen në sektorin e shëndetësisë, tha se është folur shpesh për ikjen e mjekëve jashtë shtetit, për pagat e ulëta për kushtet e rënda të punës e për sherbime të dobëta ndaj pacientëve, por problemet vazhdojnë të jenë prezente edhe sot.
Musliu tha se prioritet i çdo qeverie është zgjidhja e këtij problemi, por që kjo qeveri me prani të ministrave jo-profesionist e jo kompetent- prania e këshilltarëve të ministrave, të cilët janë jo-profesionistë pa përvojë dhe militantë partiak e ka futur shëndetësinë në Kosovë në një hendek të madh.
Sipas Musliut, sistemi shëndetësor në Kosovë vazhdon të ballafaqohet me probleme të shumta. Pacientët, të cilët kërkojnë ndihmë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe në qendrat e mjekësisë familjare ankohen për shërbime jocilësore dhe mungesë të barnave.
Poashtu, Musliu ka disa pyetje për qeverinë e tanishme:
Sa i kini borxh Spitaleve ne Kosovë per trajtimet e kryera nga Fondi ?
Si do ti paguani ato? Pse spitalet e Turqise kane perparesi ne pagesa te detyrimeve dhe spitalet apo institucionet shendetesore private ne Kosovë nuk kanë perparesi te marrin keto pagesa?
A e dini qe mjetet që paguhen ne Turqi janë para qe ikun prej vendit kurse ato qe paguhen këtu ndihmojne zhvillimin e vendit?
Kur do të ketë dritë në fund të këtij tuneli parregullsish në shëndetësi?
Përse sistemi shëndetësor publik has këto pengesa kaq të mëdha për tu reformuar?
“Prioritet i çdo qeverie do të duhej të ishte zgjidhja e këtyre dy problemeve, pra përmirësimi i ofrimit të shërbimeve shëndetësore për qytetarin dhe kursimi i tij nga barra financiare që lidhet me kujdesin shëndetësor”, përfundoi Musliu./Demokracia.com







