Musliu për dy deputetët shqiptarë nga Lugina: Pesha e tyre është zero, po bëhet shumë zhurmë për asgjë

Deputetja nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu, ka thënë se si në zgjedhjet e viteve të kaluara edhe në zgjedhjet e fundit të Serbisë shqiptarët kanë fituar vetëm dy vende në parlamentin e atjeshëm dhe kjo është zero në krahasim me 61 përqind të deputetëve serbë.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Musliu ka thënë se është bërë shumë zhurmë për agjë.

“Dhe pyetja ime konkrete për Gent Cakajn dhe te gjithë ata që u ekzaltuan nga “bashkimi i shqiptarëve” është: Ku janë Shqiptarët e Kosovës Lindore??? Dikur vetëm PVD i fitonte dy deputet tash te gjithë bashkë dy deputet”, ka shkruar ajo tutje.

Shkrimi i plotë:

SHUMË ZHURMË PËR ASGJË

Shqiptaret paskan fituar dy deputet ne Kuvendin e Serbisë dhe qenka berë nami.
Çka pritet prej një Beogradi i cili nuk njeh gjuhën shqipe, flamurin e shqiptarëve, identitetin e shqiptarëve, të drejtën e zhvillimit të mirfillt të arsimit shqip, zhvillimit ekonomik.

Kosova Lindore prej zgjedhjeve të para parlamentare të vitit 1990 deri më tani në përbërje të Parlamentit Sërb kishte përfaqësuesit e vet edhe atë:
– në zgjedhjet e vitit 1990 – një deputet.
– në zgjedhjet e vitit 1993 – dy deputet.
– në zgjedhjet e vitit 1997 – një deputet.
– në zgjedhjet e vitit 2007 – një deputet.
– në zgjedhjet e vitit 2008 – një deputet.
– në zgjedhjet e vitit 2012 – një deputet.
– në zgjedhjet e vitit 2014 – dy deputet.
– në zgjedhjet e vitit 2016- një
Mos harroni këto vende i fitonte vetëm PVD-ja.
Tani qe u bë “bashkimi i shqipëtarve” fituan prap as më shumë e as me pak se dy deputetë.
Dhe pyetja ime konkrete per Gent Cakajn dhe te gjithë ata që u ekzaltuan nga “bashkimi i shqiptarëve” është:
Ku janë Shqiptarët e Kosovës Lindore??? Dikur vetem PVD i fitonte dy deputet tash te gjithë bashkë dy deputet.
A po zbrazet Kosova Lindore? A kemi strategji e planë kombëtar ta ndalojmë zbrazjen e Kosovës Lindore nga shqiptarët??? Mendoj se këtu duhet të përqendrohet vëmëndja jonë sepse pak ka randësi a i fituan dy apo katër deputet.
Pesha e tyre ne një Kuvënd me përbërje 61% ultranacionalist serb është zero.