Musliu: Para nënshkrimit të ‘Zajednicës’, mos e harro Arben Xheladinin, Mon Balajn dhe Astrit Deharin

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musli ka porositur kryeministrit Albin Kurti që para nënshkrimit të Asociacionit të mos i harron aktivistët e VV-së që kanë vdekur duke kundërshtuar Pakon e Ahtisarit dhe formimin e Asociacionit.

Para deputetëve, ajo e ka lutur kryeministrin që të mos i harron Arben Xheladinin, Mon Balajn dhe Astrit Deharin.

“Albin çka të dush bën me Zajednicën. Ti je i mençëm, i gjithëdijshëm, inteligjent, i di obligimet tua kushtetuese. Por, vetëm po du me ta rikujtu një send dhe me të porositë. Para se me nënshkrua Zajednicën, mos e harro Arben Xheladinin, Mon Balajn e Astrit Deharin. Të lutem shumë, mos i harro se i ke harru që dy vite dhe nuk i ke përmend”, ka thënë Musliu.