Murati tregon se çka ndodhi në Kuvend

Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Hekuran Murati, ka dhënë detaje rreth asaj që ka ndodhur para pak çastesh në seancën plenare në Kuvend, ku shihen deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje duke u shtyrë me shefin e grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashin.

Ai ka thënë se nuk ka pasur përplasje, por se vetëm ka qenë një situatë e tensionuar.“Jo s’ka pasur përplasje vetëm ndërhyra me i nda. Nuk pati përplasje ndërhyra për me i qetësu”.

“Ka qenë një situatë e tensionuar ku deputetët e LDK-së kanë tentuar mos ta lejojnë të flasë deputeten Saranda Bogujevci”.

“Jo nuk ka pasur asnjë sulm fizik”, thotë Murati për klankosova.