Mungesë e rrymës në disa pjesë të vendit

Disa pjesë të vendit gjatë ditës së sotme kanë mbetur pa rrymë.

“Bregu i Diellit” nuk ka energji elektrike që thuajse 5 orë, po ashtu pa energji që nga orët e mëngjesit është edhe rruga “Tringë Smajli” e kryeqytetit.

Përveç Prishtinës, rrymë që nga ora 13:00 nuk ka as Podujeva.

Në disa vende kohët e fundit ka pasur probleme me energji për shkak të erërave të fuqishme.