Muller në janar e mendon largimin nga Bayerni

Thomas Müller nuk po kalon një situatë pozitive te skuadra bavareze. Legjenda e Bayernit tani qëndron edhe pas Phillipe Coutinhos në betejën për pozicionin 10 dhe nuk ka luajtur titullar në asnjë nga pesë ndeshjet e fundit. Edhe trajneri i Bayernit, Niko Kovac, e konfirmoi pas humbjes me Hoffenheimin se Muller nuk konsiderohet më lojtar i 11-shes bazë, por “do të ketë shanset e tij”.

“Bild” ka publikuar një artikull që raporton se Müller dëshiron të largohet nga Bayerni sa më shpejt që të jetë e mundur. Është e qartë se Muller është gjithnjë e më shumë i pakënaqur për pozicionin e tij në ekip.

Problemet e tanishme të Mullerit si lojtar stoli apo duke u luajtur jashtë pozicionit, të kujtojnë “luftërat” e tij nën drejtimin e Carlo Ancelottit. Në atë kohë, Muller ishte gjithashtu i pakënaqur me aktivizimin e tij të paktë dhe atë që i kërkohej të bënte në fushë.

Ermi i Müller ka qenë i lidhur me klube të ndryshme në të kaluarën, por është hera e parë që ai në të vërtetë dëshiron të largohet nga Bayerni.

Sipas “Sport Bild”, Interi shfaqi interes për të gjatë verës së kaluar, ndërsa Liverpooli dhe Arsenali bënë sondazhe një vit më parë.

Në vitin 2015, Manchester United ishte gati të paguante 100 milionë euro për Muller, i cili në fund të fundit vendosi të qëndronte në Bayerni, sepse nuk donte të largohej nga Bavaria.

Me një pagë vjetore rreth 15 milionë euro në sezon, Muller është një ndër më të paguarit te Bayerni.

30-vjeçari, i cili është nën kontratë deri në vitin 2021, ka debutuar te kampionët e Bundesligës në në vitin 2008. Që atëherë, ai ka bërë 495 paraqitje, duke shënuar 186 gola dhe dhënë 171 asiste.

loading…