Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, ka thënë se derisa zbatimi i kushtetutshmërisë nëpërmjet mbylljes së strukturave paralele serbe po konsiderohet masë e njëanshme, Serbia s’ka asnjë masë për sulmin në Banjskë.

Përmes një postimi në Facebbok, Muja ka shprehur indinjatë ndaj deklarimeve të aleatëve perëndimorë të cilët kanë reaguar ndaj qeverisë kosovare për kursin, sipas tyre, të njëanshëm të ndjekur në çështjen e ndalimit të valutës serbe (dinarin) me doemos të shpejtë si dhe mbylljen e disa zyreve serbe në Kosovë.

Muja e ka nxjerrur argumentin konstituciona duke pyetur “si mund të quhet kjo e njëanshme?” teksa i ka replikuar ambasadorit gjerman, Jorn Rohde, se “askush po nuk i hedh benzinë zjarrit”.

Deputeti i LVV-së – duke iu referuar thirrjeve të ShBA-së, BE-së dhe QUINT-it – shkruan se “disa deklarara të partnerëve tanë mund të përdoren për fertilizim të tokës për tensione nga Serbia përmes grupeve kriminale”.

“Dhe në të njejtën kohë dekurajojnë integrimin e mëtejmë të qytetarëve serb në Kosovë”, ka përfunduar Muja.