Gazetari Adriatik Kelmendi ka ironizuar sot deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja lidhur me paralajmërimet e tij të bëra më parë se VV-ja do të fitojë 24 komuna në Zgjedhjet Lokale.

Ai në Facebook ka shkruar se ndoshta është tepruar nga pak me sondazhe, exit polle e projeksione, veç se me Armend Mujën, Kelmendi thotë se nuk krahasohet askush.

E në këtë postim të Kelmendit ka reaguar vetë Muja, i cili tha se asnjë sondazh apo projeksion që Vetëvendosje fiton në 24 komuna, por ka prezantuar një opinion se ku do të mund të fitonte.

Ndaj këtij komenti më pas ka replikuar Kelmendi, i cili shprehu keqardhje nëse e ka lënduar në ndonjë mënyrë Mujën.

Pavarësisht parashikimeve të Armend Mujës për 24 komuna, Lëvizja Vetëvendosje fitoi vetëm katër komuna.