Muharremaj: Do ta shfuqizojmë Ligjin për Lojërat e Fatit

Ditë më parë u raportuar për një vrasje në një lokal të lojërave të fatit në Suharekë.

Menjëherë, i pari i komunës së Suharekës Bali Muharremaj, ka marrë një vendim.

Në llogarinë e tij në facebook Muharremaj ka bërë të ditur se shumë shpejt do të fillohet me një peticion për shfuqizimin e Ligjit për Lojërat e Fatit.

“Jemi akorduar në parim me përfaqësuesit e të gjitha subjekteve politike, që të marrim këtë iniciativë për shfuqizimin e ligjit në fjalë”, ka shkruar mes tjerash Muharremaj.

Ai tha se do të i njoftojë me kohë banorët e Suharekës se kur do të fillojë konkretisht mbledhja e nënshkrimeve./Ballkani.info