MSH hap konkurs për pranimin e 42 mjekëve të rinj

Ministria e Shëndetësisë në Republikën e Kosovës ka hapur konkurs për pranimin e 42 mjekëve të përgjithshëm në tërë Kosovën, shkruan IndeksOnline.

Sipas njoftimit, ky konkurs u hap për angazhimin e përkohshëm të profesionistëve shëndetësor dhe stafit mbështetës gjatë pandemisë COVID-19.

Më poshtë mund t’i gjeni detajet dhe qytetet ku ka vende të lira pune:

Njoftimi:

Ministria e Shëndetësisë

Ministarstvo Zdravstvoa  – Ministry of Health

Divizioni i Burimeve Njerëzore / Divizija za Ljudske Resurse / Human Resources Division

Bazuarnë Ligjin Nr. 07/L-006 Për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës, Rregulloren (SHËNDETËSI) Nr.05.2020 Për angazhimin e përkohshëm të profesionistëve shëndetësor dhe stafit mbështetës gjatë pandemisë COVID-19, kërkesën nr.prot.05-8249 nga Komiteti për Imunizim të popullatës me vaksinën kundër COVID19, Ministria e Shëndetësisë, shpall:

K O N K U R S

Titulli i vendit të punës:      Mjek i Përgjithshëm (42 pozita) në QKMF, në komunat si në vijim:

  1. Deçan…………. 2   vende
  2. Gjakovë………. 2   vende
  3. Gllogoc……….. 2   vende
  4. Dragash………. 2   vende
  5. Istog…………….2   vende
  6. Kaçanik………. 2   vende
  7. Klinë…………… 3   vende
  8. Mitrovicë…….. 2   vende
  9. Novobërdë…… 1    vend
  10. Rahovec……….            3    vende
  11. Podujevë……… 3    vende
  12. Prishtinë……… 6    vende
  13. Skenderaj……..            2    vende
  14. Shtërpcë……….            1    vend
  15. Suharekë………3    vende
  16. Junik……………2    vende
  17. Mamushë…….. 2    vende
  18. Hani i Elezit… 2    vende

Paga mujore:                            Fix:610.00 euro (nuk ka shtesa tjera);

Orët e punës në javë:               40 orë

Afati i kontratës:                      Me kohë të caktuar, 6 muaj

Nr.Ref.                                      MSh-01/01/2022___________________________________________________

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  1. Të respektoj principet e humanitetit dhe profesionalizmit në diagnostifikim dhe këshillim në luftën kundër pandemisë (Virusit COVID 19) në zbatim të Manualin e Qeverisë;
  2. Ofron shërbime me standard të lartë bazuar në mjekësinë e bazuar në dëshmi;
  3. Përcakton diagnozë diferenciale dhe diagnozën e punës ne përputhje me simptomatologjinë;
  4. Referon pacientin tek specialisti i mjekësisë familjare dhe për kujdes spitalor;
  5. Të respektojë hierarkinë dhe specifikat e detyrave të punës, si; rregulloret e veçanta, orarin e punës, sigurinë dhe rutinën;
  6. Të ketë përgjegjësi të drejtpërdrejt për shëndetin e qytetarëve pa dallim;
  7. Ruajtja e konfidencialitetit dhe ofrimi i kushteve për trajtim konfidencial;
  1. Të jetë përgjegjës për aplikimin e standardeve optimale shëndetësore;
  2. Të jetë mbrojtës, mbikëqyrës dhe reprezentues i denjë;
  3. Të përgjigjet me profesionalizëm dhe përgjegjësi kërkesave dhe sfidave që paraqitën si dhe të jetë praktik në punë, po ashtu të marrë përgjegjësin për ofrimin e shërbimeve shëndetësore;
  4. Të punoj në ndërrime, duke përfshirë edhe ndërrimin e natës, gjatë festave dhe vikendeve sipas orarit, dhe asnjëherë mos ta lëshoj vendin e punës para se ti vijë zëvendësimi adekuat;
  5. Të ketë nën mbikëqyrje ne aspektin profesional dhe menaxherial stafin teknik dhe mbështetës.
  6. Për punën dhe aktivitetet mujore duhet të përgatit raportet e punës për mbikëqyrësin.

Shkollimi i kërkuar: Diplomë Universitare në Fakultetin e Mjekësisë.

Aftësitë / përvoja dhe atributet e tjera që kërkohen:

  • Licenca valide e punës;
  • Kandidatët të cilët kanë specializuar kanë përparësi;
  • Kandidatët me notë mesatare më të lartë kanë përparësi;
  • Kandidatët me përvojen e punës me të gjatë, (të dëshmuar nga institucioni ku kanë punuar), kanë përparësi;
  • Kandidatët të cilët kanë punuar punë vullnetare gjatë pandemisë COVID19 do të kenë përparësi në kushte të barabarta, nëse nuk është e rregulluar ndryshe me ligj;
  • Aftesi per perkushtim ne detaje si dhe aftësi për të përmbushur afatet strikte;
  • Aftësi për të përcaktuar përparësitë në detyra të shumta dhe ne projekte komplekse;
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur.

Kushtet e pjesëmarrjes në rekrutim: Të drejtë aplikimi kanë të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës të moshës madhore të cilët kanë zotësi të plotë për të vepruar, kanë mbaruar shkollimin adekuat dhe kanë aftësinë profesionale për kryerjen e detyrave.

Data e hapjes dhe mbylljes së konkursit: 06.01.2022 deri 11.01.2022

Paraqitja e kërkesave:

  • CV-ia e plotësuar dhe dokumentacioni i kërkuar (Diploma, Licenca dhe dëshmitë për përvojën profesionale të punës), të skanuara, dergohen në imell adresën[email protected]
  • Në kërkesën për aplikim duhet të cekët qartë vendi i punës (Komuna në të cilën aplikon), numri i referencës, numri i telefonit dhe imell adresa.  
  • Nëse në aplikacion nuk cekët pozita e punës, komuna në të cilën aplikon, numri i telefonit, imell adresa dhe kërkesat tjera si më lartë, aplikacioni do të hidhet si i pa vlefshëm;
  • Aplikacionet e dërguara pas datës së fundit nuk do të pranohen.
  • Konkursi nuk vlen për Mjekët të cilët janë të punësuar/angazhuar në sektorin publik.