MSH del me njoftim për caktimin e termineve për vaksinim: Shumica janë përmbushur deri më 29 qershor

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se aplikimi për vaksinim kundër COVID-19 dhe caktimi i termineve do të vazhdojë të bëhet ekskluzivisht përmes platformës eKosova, për grupet prioritare të fazës së dytë të vaksinimit sipas Planit Shtetëror të Vaksinimit kundër COVID-19 që janë personat e moshës mbi 65 vjeç, personat më sëmundje kronike pa dallim moshe, profesionistët shëndetësor, mësimdhënësit  dhe  forcat e sigurisë, të ndërlidhura me menaxhimin e COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë ka kërkuar mirëkuptim pasi siç kanë thënë shumica e termineve për vaksinim janë përmbushur deri me datën 29 qershor përmes platformës eKosova për kategoritë e lartpërmendura.

“MSh u bën thirrje kategorive të fazës II që nuk ja kanë dalë ende të kryejnë aplikimin dhe caktimin e terminit që ta bëjnë këtë kohe pas kohe, derisa në njoftimet në ditët në vijim do të informohen edhe kategoritë e tjera se kur do të mund ta bëjnë aplikimin për caktim të terminëve”, thuhet nga MSH.

Për të lehtësuar aplikimin për caktim të terminit gjeni në vijim edhe VIDEO UDHËZUESIT:

  1. Ndaj termin për vaksinim kundër COVID-19 për persona të tjerë: https://youtu.be/dkVFsËgfj8ë
  2. Ndaj termin për vaksinim kundër COVID-19:  https://youtu.be/rVnjB5areQA

Me qëllim të mbarëvajtjes së procesit, Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje sërish qytetarëve që në qendrat e vaksinimit të paraqiten vetëm pasi të kenë marrë thirrjen apo njoftimin për vaksinim, sipas termineve të përcaktuara përmes platformës eKosova. (https://ekosova.rks-gov.net/)

Ministria tërheq vëmendjen se cilado kategori e qytetarëvë që merr thirrjen për vaksinim, me rastin e paraqitjes në qendrën e vaksinimit në koumunën e tij, të ketë me vete dëshmi për kategorinë të cilës i përket: 

  • Personat mbi moshën 65 vjeçare, duhet ta dëshmojnë këtë përmes letërnjoftimit osë ndonjë dokumenti valid; 
  • Të sëmurët kronikë pa dallim moshe– përmes dëshmive shëndetësore; 
  • Forcat e sigurisë – përmes kartës që i identifikon se i përkasin shërbimit përkatës (Policisë së Kosovës apo Forcës së Sigurisë së Kosovës);
  • Personeli shëndetësor dhe mësimdhënësit-përmes kartës (ID) të punës ose dokumenti tjetër që konfirmon se punojnë në kata dy sektorë.

Nëse të njëjtit nuk i paraqesin këto dokumente/dëshmi në qendrat e vaksinimit, nuk do të vaksinohen.

MSh u bën thirrje sërish qytetarëve që të shfrytëzojnë platformën eKosova për të aplikuar për marrje të vaksinës kundër COVID-19 dhe të ndjekin udhëzimet e Ministrisë së Shëndetësisë lidhur me vaksinimin si proces.

Në vijim, hapat për caktimin e termineve për vaksinim kundër COVID-19:

Për të ndarë termin për vaksinim kundër COVID-19 ju duhet të jeni regjistruar në platformën eKosova (https://ekosova.rks-gov.net/Security/Registration).

I. Mënyra për të ndarë termin për vaksinim kundër COVID-19

Hapi 1

Pasi të keni hapur platformën eKosova duhet të klikoni mbi vegzën me emërtimin “Shërbime”.

Hapi 2

Pasi të hapet dritarja e re, duhet të klikoni mbi “Shëndetësia”.

Hapi 3

Pasi të hapet dritarja e re, duhet të klikoni mbi “Ndaj termin për vaksinim kundër COVID-19”.

Hapi 4

Vendoset tiku mbi fushën “Keni sëmundje kronike?” nëse aplikuesi ka sëmundje kronike. Zgjedhet data e vaksinimit si dhe koha e vaksinimit.

Hapi 5

Shtypni butonin “Ndaj terminin”.

II. Mënyra për të ndarë termin për vaksinim kundër COVID-19 për persona të tjerë

(Një person mund të caktojë termine për- deri në 5 persona të tjerë)

Hapi 1

Pasi të keni hapur platformën eKosova duhet të klikoni mbi vegzën me emërtimin “Shërbime”.

Hapi 2

Pasi të hapet dritarja e re, duhet të klikoni mbi “Shëndetësia”.

Hapi 3

Pasi të hapet dritarja e re, duhet të klikoni mbi “Ndaj termin për vaksinim kundër COVID-19 për persona tjerë”.

Hapi 4

Plotësohet fusha “Numri personal i aplikuesit” dhe fusha “Numri i telefonit të aplikuesit” dhe vendoset tiku mbi fushën “Keni sëmundje kronike?” nëse aplikuesi ka sëmundje kronike dhe klikoni mbi butonin “Kërko”.

Hapi 5

Nëse numri personal që ju keni vendosur është i saktë, atëherë duhet të zgjedhet data e vaksinimit si dhe koha e vaksinimit.

Hapi 6

Shtypni butonin “Ndaj terminin”.

INFORMATË SHTESË:

Është aktivizuar, po ashtu, linja telefonike pa pagesë 080030900, e cila pastaj i drejton sipas kërkesës:

1.      Për regjistrim dhe aplikim për vaksinën kundër COVID-19

2.      Për informata rreth vaksinës

3.      Për informata rreth procesit të vaksinimit

5.      Për konsultë me psikologun rreth vaksinimit