MSh aprovon dozën e katërt e vaksinës për disa kategori

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka miratuar vendimin për lejimi e administrimit të dozës së katërt të vaksinës kundër COVID-19 për disa kategori të personave.

Lajmi u bë i ditur në një njoftim nga kjo ministri, teksa u tha se vaksina mund të merret nga të gjithë personat e grup-moshës mbi 50 vjeçare, të paktën 4 muaj pas marrjes së dozës së tretë.

Sipas MSh-së, kjo vaksinë është rekomanduar të merret nga personat me sëmundje kronike dhe imunitet të dobësuar të moshës mbi 5 vjeçare, gjithashtu të paktën 4 muaj pas marrjes së dozës së tretë.

“Si dhe për profesionistët shëndetësorë, pa dallim moshe”, thuhet në kumtesë.