Mrekullia turke përmes 22 fotografive

Përmes një ceremonie madhore, në Stamboll u bë inaugurimi i fazës së parë të aeroportit të tretë të Stambollit, me pjesëmarrje të presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan.

Hapja e fazës së parë të aeroportit u organizua me rastin e 29 Tetorit, Ditës së Republikës në Turqi, që shënon ditën kur Turqia u shpall republikë në vitin 1923.

Para një numri të madh mysafirësh, përfshirë zyrtarë dhe krerë shtetesh nga rajoni dhe bota, Erdoğan u adresua me një fjalim.

Në fjalën e tij, Erdoğan përshëndeti të pranishmit dhe uroi që aeroporti i ri të jetë në dobi për vendin, rajonin dhe tërë botën.

I pranishëm në ceremoni ishte edhe presidenti Thaçi. /Ballkani.info/