Serie A

“Mposhtja e Juves, do të ishte hap i madh për Napolin”

Ish trajneri i Real Madridit dhe Chelsea nuk beson që skuadra e tij e tanishme është në nivel që mund të konkurroi me liderët e Serie A

Napoli mund të jenë rival të Juventusit për Serie A në sezonet e fundit, por trajneri Carlo Ancelotti thotë se të dal mbi Juventusin do të ishte një hap shumë i madh për skuadrën e tij.

“Mendoj që gjithsecili nga ne duhet ta motivojë vetveten por këtë duke e matur veten me të tjerët, e jo të tjerët kundër neve”, tha ai për Corriere della Sera.

“Nëse dëshironi të bëheni Messi atëherë duhet të ndjekeni hapin e gjenetikës. Por, mund të stërviteni çdo ditë për të qenë më i mirë”.

“Është e njëjta kur vjen të skuadra. Nëse them që ne përkushtohemi për ta mposhtur Juven, është një objektiv për momentin e largët”.

“Jam këtu për të fituar. Objektivi është ta kem një skuadër që lufton deri në fund të sezonit”, ka thënë strategu italian.