Reagim

MPJ: Askush s’duhet të frikësohet nga Ushtria e Kosovës

Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës ka reaguar pas propagandës së bërë nga mediat serbe në lidhje me formimin e Ushtrisë së Kosovës.

“Shprehim keqardhje për reagimet e Beogradit dhe vendeve tjera si dhe propagandën nga mediat serbe.
Askush nuk duhet të frikësohet nga një forcë e armatosur demokratike, multi etnike dhe profesionalisht e trajnuar nën mbikëqyrjen e NATO-s.
Është e drejtë sovrane e Kosovës të vendosë për arkitekturën e vet të sigurisë”, është thënë në reagimin e MPJ-së.
Ndryshe sot Kosova pas 10 vitesh pavarësi ka formuar ushtrinë e saj.
Ky vendim është marrë sot në Kuvendin e Kosovës me vota unanime nga ana e deputetëve”.