FOTO

Mozzik prezanton makinën e tij të re super luksoze “Maybach”

Reperi i njohur, Mozzik prej vitesh ka ndërtuar një karrierë të suksesshme në muzikë.

Kjo i ka mundësuar rap-artistit nga Ferizaj që të bëjë një jetë luksoze, e të cilën nuk heziton që herë pas here ta shfaq në rrjetet sociale.

Autori “Madonna” edhe së fundmi ka treguar një nga blerjet e fundit super luksoze që ka bërë.

Foto: Mozzik/Instagram

Reperi ka prezantuar makinë e tij të modelit “Maybach” përmes disa postime që bëri nëpërmjet llogarisë së tij në Instagram.

“Pas dy vitesh pritje mbërrini bisha. Faleminderit Zot”, ka shkruar Mozzik.

Foto: Mozzik/Instagram

Ndryshe, sa i përket muzikës, reperi aktualisht po shijon suksesin e këngës së fundit “Zani”.

Krahas projekteve të reja, Mozzik mbetet aktiv edhe me koncerte dhe mbrëmje të ndryshme muzikore.