Dafina-Mozzik

Mozzik për Dafina Zeqirin: Je shembulli më i mirë çka mundet të bëjë një femër

Reperi i njohur nga Ferizaj, Mozzik, po sjell për herë të parë një këngë me Dafina Zeqirin.

Përpara lansimit, ai ka folur për këngëtaren shqiptare si dhe për këtë bashkëpunim.

I njëjti thekson se ka punuar me shumë emra në estradë, por që e veçon atë si artisten më të mirë.

Foto: Screenshot/Instagram

“Edhe e mendova a me shkru a jo, po po shkruaj. Më kë ra më punu me shumë emra në estradën tonë. E jashtë, ndërkombëtar. Por nuk kam qare pa e cek se je më e mira”, u shpreh ai.

Artisti tutje shtoi: “Është njeriu më i mirë që e kam takuar këtë vit. E mos të flas që është edhe njeriu më i mirë që kam bashkëpunuar ndonjëherë me të. Komplet energji, talent, pa urrejtje, asnjëherë nuk e dëgjova duke folur keq për dikë. Zemrën e mirë, punën e pastër, qëllimin e qartë. E dashur, e respektueshme. Ti je shembulli më i mirë çka mundet me bo një femër”.

Foto: Screenshot/Instagram

E nga ana tjetër nuk mungoi një replikë as nga Zeqiri, gjersa theksoi: “O Moz. Faleminderit shumë nga zemra. Me të vërtetë jam befasuar sa i thjesht je. I mençur, i talentuar, dhe një xhentëlmen i vërtetë. Është e vështirë të gjesh artist kaq të sinqertë e të vërtetë sikurse ju këto ditë. Por thonë kur lëshohet një karrige e mbush dikush. Kjo do të thotë që do të jem pranë teje”.

Projekti i tyre pritet të lansohet nesër (12 tetor), një pjesë e të cilit u xhirua në Turqi.