Mozzik bë gjestin më të ëmbël për Hanën e vogël

Reperi i njohur shqiptar Mozzik ndonëse përherë është prezantuar në këngët e tij si një djal i keq, që prej lindjes së vajzës Hana ka treguar se nuk është i tillë. Ai gjatë këtyre muajve ka qenë shumë aktiv duke publikuar foto dhe video të vogëlushes së tij që siç duket i ka ndryshuar jetën.

Mozzik dhe partnerja e tij Loredana po e shijojnë prindërimin në maksimum dhe nuk ngurrojnë që këtë gjë ta shprehin publikisht. Së fundmi, reperi ka lënë të gjithë pa fjalë teksa nëpërmjet një fotoje ka treguar se për Hanën nuk kujdeset vetëm nëna e tij por edhe ai.

Nëpërmjet një postimi ku shfaqet duke larë Hanën, Mozzik ka treguar se është një baba i përkushtuar dhe se merret me çdo gjë që ka të bëj me higjenën dhe shëndetin e të voglës së tij.