Motorola hyn në tregun e pajisjeve televizive Android

Brendi Motorola ka vendosur të hyjë në tregun e televizioneve, prandaj në bashkëpunim me FlipKart, Motorola India e prezantoi Motorola TV – linjën e smart TV-ve me teknologjinë IPS në madhësi prej 32-65 inç, raporton Engadget.

Televizorët e implementojnë një numër teknologjish, duke e përfshirë Dolby Vision dhe HDR 10, ndërsa sistemi operativ është Android 9.0 ndërsa televizorët liferohen me gamepadin pa tel Android TV.

Modelet e segmentit të ulët do të kenë ekrane 1080p, ndërsa modelet 43-inçëshe dhe modelet nga segmenti i lartë do ta kenë teknologjinë 4K. Motorola India potencon se TV-të do të karakterizohen nga ndriçimi specifik dhe adaptimi për filmat e Bollywoodit.

Përveç kësaj, televizorët kanë kënde shikimi prej 178 shkallësh, një GPU Mali 450, 2.25 GB RAM dhe 16 GB hapësirë për ruajtje. Për zë janë të pranishëm soundbarët prej 30W me DTS True Sound dhe Dolby Audio.

Tani për tani, nuk ka informacione nëse Motorola TV do të arrijë edhe në tregje të tjera, ndërsa modelet për Indinë do të shiten me një çmim prej rreth 200 dollarë për modelin 32-inçësh, deri në 910 dollarë për televizorin 65-inçësh.

loading…