Moti sot, reshje shiu dhe bore

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se vendi ynë do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e masave të lagështa të ajrit, të cilat do ta mbajnë ketë situatë meteorologjike.

Këto vranësira të përqendruara sjellin reshje shiu dhe bore në viset e larta, por edhe në viset mesatare.

Pas reshjeve në fushat termike do të ketë rënie në të dy vlerat ekstreme. Temperaturat gjatë këtyre dy ditëve të parashikimit do të ulën deri në zero gradë, ndërsa maksimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius.

Ky aktivitet dinamik i motit do të ndikojë pozitivisht në cilësinë e ajrit. Do të fryjë era nga drejtimi i jugperëndimit dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-10m/s.

Shpejtësia e erës si zakonisht më e lartë do të jetë në pjesën veriore të Dukagjinit.