Moti sot në Kosovë, nga -5 në 10

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) njofton se në vendin tonë gjatë ditës së sotme do të mbajë mot i ngjashëm.

Në mëngjes parashihet mjegull e radiacionit, kjo si pasojë e rënies së temperaturave gjatë natës dhe insolacionit gjatë ditës.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 7-10 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë nga verilindja.