Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se gjatë vikendit do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe në disa vende me riga shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-9 gradë celsius, ndërsa ato maksimale parashihet të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë celsius.

Po ashtu njoftohet se të dielën reshjet do të jenë të intensitetit të mesëm deri të lartë dhe parashihen të përfshijnë gjithë territorin, ndersa në viset malore reshjet e shiut do të shoqërohen edhe me borë.

“Parashikimi i Motit për vikend (19 & 20 nëntor 2022)!  Do të mbajë mot kryesishtë i vranët dhe vende-vende me riga shiu. Të dielen reshjet do të jenë të intensitetit të mesëm deri të lartë dhe parashihen të përfshijnë gjithë territorin, ndersa në viset malore reshjet e shiut do të shoqërohen edhe me borë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare”, thuhet në raportin e IHMK-së.