Moti për sot, në këto orë pritet borë

7.01.2021 – Kryesisht vranët. 

Paradite vende-vende vazhdojnë të reshurat e shiut. 

Në mbrëmje sërish priten të reshura shiu e në vise malore me borë. 

Vonë gjatë natës të reshurat e borës mund të priten edhe në pjesë të ulëta të vendit. 

Temperaturat në vise të ulëta 4C deri 10C, e në vise malore -1C deri 2C.  Do të fryj erë e lehtë dhe mesatare nga jugperëndimi 2-8m/s, e më vonë nga veriu 1-4m/s.  Indeksi UV: 1.