Moti për sot: Me vranësira dhe erë, pasdite rrebeshe shiu e bubullima

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët, ndërsa në vende të izoluara mund të ketë riga shiu në formë stuhie.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 33-35 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit mesatare dhe lokalisht e fortë.