Moti nga sot deri në fund të javës

Sot në Kosovë do të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe i nxehtë. Pasdite priten zhvillime të fuqishme vranësirash të cilat do të kushtëzojnë rrebeshe lokalisht të fuqishme shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi nesër pritet mot me intervale të gjata kohore me diell. Pasdite në disa rajone priten rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Ditëve të ardhshme na pret mot me diell, por në disa rajone priten zhvillime të vranësirave me rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Gjatë fundjavës priten rrebeshe intensive shiu me vetëtima dhe bubullimë. Në bregdet reshjet do të jenë më të rralla, kurse në shumë vise bregdetare nuk priten fare reshje.