Moti nga sot deri në fund të javës

Rryma të nxehta ajrore nga Afrika veriore do të vazhdojnë edhe përgjatë ditës së sotme ku kryesisht do të mbajë mot i kthjellët dhe me diell, transmeton ballkani.info

Pasdite përgjatë viseve malore mundësi për ndonjë rrebesh shiu me bubullimë.

Temperaturat e do të luhaten nga 15 deri në 30 gradë celsius.

Kurse nga dita e premte fusha të presionit të ulët nga Evropa perëndimore do të shtrihen mbi rajon, që në fundjavë sjellin destabilizim të motit me rrebeshe shiu dhe bubullima.

Ditëve të ardhshme na pret mot me diell, por në disa rajone priten zhvillime të vranësirave me rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Gjatë fundjavës priten rrebeshe intensive shiu me vetëtima dhe bubullimë. Në bregdet reshjet do të jenë më të rralla, kurse në shumë vise bregdetare nuk priten fare reshje. /Ballkani.info/