Moti gjatë kësaj jave

Java e parë e pranverës do të fillojë me kushte tjera meteorologjike.

Si pasojë e masave të ajrit me origjinë nga veriu i kontinentit do të kemi rënie në fushat termike.

Do të ketë edhe reshje kohë pas kohe të shiut dhe borës. Deri në mesin e javës minimalet do të shënojnë vlera negative, ndërsa nga dita e enjte parashihet të ketë ngritje të lehta të temperaturave maksimale.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -4 deri në 2 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-12 gradë celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-12m/s.