Moti gjatë dy ditëve në vijim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë dy ditëve në vijim do të mbajë mot kryesisht i ngjashëm, me intervale me diell dhe vranësira të dendura të cilat herë-herë do të shoqërohen me reshje shiu.

Sipas institutit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-18 gradë Celsius.

“Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-11 m/s”, thuhet në njoftim.