Mot me shi sot në Kosovë

Të premten do të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2 deri 8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-13 gradë Celsius.

“Do të fryjë erë nga verilindja dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-6 m/s”, thuhet në njoftim.