Moti

Mot me shi dhe ulje e temperaturave

Sot në Kosovë pritet të kemi mot më të ftohtë dhe plotësisht të vranët në mëngjes dhe para, ndërsa pasdite vonë pason kthjellimi i motit.

Gjatë orëve të hershme të mëngjesit priten reshje shiu e në viset kodrinore-malore reshje bore. Temperaturat do të shënojnë ulje të ndjeshme.

Në mbrëmje kthjellim i motit dhe në mëngjesin e së mërkurës priten ngrica në shumë rajone.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi, sot pritet të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu, më intensive në territorin Shqiptar. Pasdite dhe në mbrëmje khtjellim i motit që vjen nga veriperëndimi e veriu. Gjatë natës në tërë rajonin pritet mot i kthjellët dhe i ftohtë, vende-vende me ngrica.

Nga e Mërkura shumë më shumë rreze diellore, por fillimisht do të jetë ftohtë sidomos (në mëngjes), ndërsa pason rritja graduale e temperaturave ditore. Reshje atmosferike nuk pritet të ketë deri afërsisht ditën e Premte./MeteoBallkan