Moti

Mot me diell dhe vranësira të pakta

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot moti do të jetë me diell dhe vranësira të pakta.

Sipas njoftimit të këtij instituti, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -2 gradë Celsisus.

“E hënë – mot me diell dhe vranësira të pakta. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -2 gradë Celsisus, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius. Në mëngjes nëpër lugina dhe vise të larta parashihet mjegull dhe ngrica”, thuhet tutje në njoftimin e IHMK-së.