Mot me diell dhe vranësira për nesër

Në Kosovë, të dielën do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-3 m/s.