Moti

Mot me diell dhe vranësira

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për parashikimin e motit për ditën e sotme.

Siç bëhet e ditur, sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira mesatare. Në mëngjes parashihet të ketë mjegull.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 1 gradë Celsius , ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-15 gradë Celsius.