Moti

Mot me diell dhe vranësira

Për të hënën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta gjatë ditës, ndërsa më të shtuara do të jenë në orët e mëngjesit, duke mos përjashtuar mundësinë për ndonjë reshje të izoluar në zona të caktuara.

Era do të fryjë kryesisht nga kuadrati i veriperëndimit me shpejtësi 5-23 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 9 deri në 12°C, ndërsa ato maksimale prej 22 deri në 25°C.