Moti

Mot me diell dhe vranësira

Për të enjten parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku pritet të ketë edhe reshje kalimtare shiu në shkallë vendi nga pjesa jugore me drejtim verior.

Meqenëse reshjet do të jenë në kombinim me masa më të ngrohta ajrore të cilat vijnë nga Afrika Veriore, do të bartë me vete edhe koncentrime të pluhurit Saharian, kështu duke bërë që reshjet të përzihen me baltë.

Era do fryjë nga kuadrati i juglindjes, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme në zonën lindore, me shpejtësi prej 15-55 km/h!

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 9 deri në 11°C, ndërsa ato maksimale prej 17 deri në 22°C.