Mot i vranët të mërkurën

Të mërkurën pritet të mbajë mot i vranët dhe me rritje të lehta të temperaturave maksimale.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se mund të ketë riga të intensitetit të dobët, derisa e enjtja parashihet të jetë më aktive sa i përket reshjeve.

“Në viset e larta do të ketë kushte që përveç reshjeve të shiut të ketë edhe reshje bore (shi me borë). Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-12 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-8m/s”, thuhet në njoftim.