Mosuniteti dobëson pozitën e Kosovës në dialogun me Serbinë

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Valon Murtezaj, ka thënë se i tërë spektri politik duhet të bashkohet kur është në pyetje interesi nacional.

Profesori universitar i negocimit ndërkombëtar në Paris, Valon Murtezaj, ka thënë se pa konsensus nacional, pozita e Kosovës në procesin e dialogut me Serbinë do të jetë më e dobët.

Në një intervistë dhënë për gazetën “Epoka e Re”, Murtezaj ka theksuar se përfundimisht duhet ta kuptojë e gjithë spektri politik në vend se kur është në pyetje interesi nacional, uniteti është çështje e domosdoshme. Ish-ministri i Punëve të Jashtme ka shprehur optimizëm se shumë shpejt sot ë gjendet një alternativë për daljen e vendit nga situata aktuale politike.

“Nëse nuk tejkalohet nyja e krijuar, atëherë zgjedhjet e reja apo qeveria gjithëpërfshirëse me përfaqësim fer dhe të drejtë sipas fuqisë politike të forcave politike, mbetet opsion tjetër”, ka thënë Murezaj.