Morena Taraku shtrihet në spital

Morena Taraku nuk i ka punët mirë me shëndet.

Modelja dhe këngëtarja e njohur duket se nuk është mirë me shëndet prandaj është shtrirë në spital, shkruan lajmi.net

Nga atje ajo e ka publikuar një fotografi ku shihet duke marrë terapinë e nevojshme nëpërmjet infuzionit.

Ajo nuk ka treguar se çfarë i ka ndodhu konkretisht mirëpo kjo nuk është hera e parë që e shohim në këtë gjendje.