Morena Taraku përfundon në spital

Morena ka shqetësuar ndjekësit me instastorien e saj të fundit.

Ajo ka treguar se ka përfunduar në spital duke mos ditur as vet ajo arsyen.

Lajmin e bëri të ditur vetë Morena duke postuar storie në llogarinë e saj zyrtare në instagram.

Ajo ka postuar foto e shtrirë duke u kuruar me një serum.

“Çfarë po ndodh, e sëmurë”, ka shkruar Morena sipër fotos.

Ndryshe, këngëtarja tani edhe biznismene në Turqi javë më parë ka humbur mikun e ngushtë si dhe gjyshin.