Gazetari kosovar, Valon Syla, është rrahur para pak minutash në afërsi të lagjes “Pejton” në Prishtinë në rrugën “Robert Doll”

Ky sulm fizik ndaj gazetarit Syla vjen pas shkrimeve të tij lidhur me fluksin e madh të mërgatës që kanë ardhur në Kosovë gjatë këtyre ditëve.

Sulmin fizik ndaj tij e ka konfirmuar vetë gazetari Syla.

Ballkani.info sjell pamje ekskluzive ku shihet se si një person ushtron dhunë ndaj gazetarit.

Kujtojmë se Syla u atakua ditëve të fundit, për shkak të një statusi që bëri në rrjetin social Facebook, e që kishte të bënte me bashkatdhetarët.