Momentet më interesante të Gresës, pas daljes së Andit

Gjatë mbrëmjes së sotme gjysmë finale të Big Brother VIP Kosova, “Vëllai i Madh” ka shfaqur një video material enkas për Gresën.

Brenda materialit janë gërshetuar disa prej momenteve më interesante të Gresës në shtëpinë e “Vëllait të Madh” pas daljes së Andit.

Skenat duke qarë dhe emocionet që e kapluan Gresën pas daljes së Andit si dhe fotosesioni i saj i realizuar brenda shtëpisë me fotografin Artan Korenica, ishin vetëm disa prej momenteve të përfshira në këtë video material.