Prindon Sadriu, bashkëshorti i presidentes Vjosa Osmani, e ka shpërndarë fotografinë e përbashkët të tij dhe Osmanit me presidentin e ShBA-së, Joe Biden, dhe bashkëshortën e tij, Jill Biden.
Sadriu, pra Zotëriu i Parë, e ka përshkruar edhe fotografinë e shpërndarë. Duket se Sadriu e ka përjetuar jashtëzakonisht mirë takimin protokolar me Bidenin, pasi ka shkruar se është moment i paharrueshëm.
“Lidership frymëzues, moment i paharrueshëm!” – shkroi ai.







