Ky është momenti i rrallë i një pitoni që duke ngrënë një mi sulmohet nga një gjarpër më i madh.
Zvarranikët luftojnë deri në vdekje.
Momenti dramatik u kap këtë javë në Mulgowlie në Queensland të Australisë.
Andrew Smedley ka postuar videon në Facebook, duke e quajtur atë një moment “kthese të çmendur”.
Normalisht, gjarpri më i madh fiton dhe ha më të voglin, ndërsa pa fat ishte edhe miu që ngordhi nga kafshimi.
